KZAZ nr 19 në Dibër u përfshi nga incidentet mbrëmjen e të enjtes, ku protestues të opozitës u përplasën për rreth një orë me policinë. Xhemal Gjunkshi, ish deputeti i PD-së për këtë qark bëri thirrje për qetësi po në fakt këto pamje tregojnë të kundërtën. Përmes njerëzve të tij ai ka nxitur d.hunën dhe është përplasur me policinë. Përplasjet kanë vijuar deri vonë ku pati disa të p.lagosur. Ata kanë marrë ndihmën e nevojshme në spitalin e Peshkopisë ndërsa bluzat e bardha bëjnë të ditur se ka patur edhe pacientë me simptoma të h.elmimit nga gazi lotsjellës. Sipas spitalit të Peshkopisë nga 9 pacientë, shtatë ishin policë, një kameraman dhe një protestues.