Edhe pse ende nuk dihet fati i futbollistit argjentinas, Emiliano Sala, tifoz të ish-skuadrës së tij, Nantes kanë nisur homazhet.
Ata janë mbledhur në sheshin “Place Royale” të qytetit francez, ndërsa kanë nisur të vendosin tulipanë të verdhë në shenjë homazhi për humbjen e kontakteve me Sala. Sulmuesi argjentinas, por i lindur në Francë humbi kontaktet mbrëmjen e 21 janarit.
Besohet se avioni privat, ku ai ndodhej në bord humbi kontaktet me kullën e vrojtimit, duke krijuar konfuzion rreth fatit të tij. Ndërkohë, policia e Guernsey ka konfirmuar se kërkimet për trupin e Sala po bëhen pranë Kanalit të Anglisë, ku aktualisht janë shtyrë për në mëngjesin e nesërm.
Mjeti fluturues kishte si destinacion Uellsin, aty ku Sala do të bashkohej me skuadrën e tij të re, Cardiff City. Skuadra uellsiane kishte shpenzuar plot 15 milion euro për të pasur shërbimet e tij nga Nantes, por duket se ky operacion do mbyllet me lot.
Zhduket nga radarët avioni i sulmuesit argjentinas
Fanáticos del Nantes empiezan a llevar flores amarillas a la Plaza Royale, mientras rezan por la aparición con vida de Emiliano Sala. pic.twitter.com/tnptTgEmUo
— ESPN Argentina (@ESPNArgentina) January 22, 2019