Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pavarësisht angazhimeve në politikë, gjen kohën që të ushtrojë aktivitete fizike në palestër.
Meta duket se së fundmi ka zbuluar hobin e tij të ri, që është palestra, të cilës prej muajsh i është futur me “kokë”.
Ai ka postuar një video në rrjetet sociale, teksa shihet në palestër duke bërë stërvitje. “Energji pranverore”, shkruan Meta krah postimit.