Ka përfunduar sot Kampionati Europian për Shqipërinë. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin e ngushtë 0-1 nga Spanja. Iberikët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 13 me anë të Ferran Torresit, i cili shënoi golin e vetëm të takimit.
Por pavarësisht humbjes, Shqipëria pati rastet e veta, duke i shkuar pranë barazimit. Megjithëse largohemi nga Kampionati Europian, kuqezinjtë duhet ta mbajnë kokën lart, pasi loja premton siguri për të ardhmen.
Menjëherë pas përfundimit të takimit, tifozët e Shqipërisë kanë nisur duartrokitjet me lojtarët duke imituar Islandën.