Ndeshja e sotme e Kombëtares me Kroacinë ngriti peshë zemrat e shqiptarëve, teksa në frymë e fundit erdhi goli i barazimit.
Në stadium mes mijëra tifozëve shqiptar ishte edhe vajza e trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, së bashku me familjarë të tjerë.
E ndërsa skuadra shënoi gol, ajo nuk i ka mbajtur dot lotët. Videot e shpërndara në rrjetet sociale, kanë bërë xhiron e mediave, teksa shihet duke festuar bashkë me nënën e saj.