Milionari britanik ose ndryshe playboy anglez shkatërroi Rolls Royce prej 300,000 euro, pasi u përplas në një dyqan në Majorca, Spanjë, me dy femra të cilat ishin të veshura me bikini.
Jody Sanders, i cili mburret si një “manjat i zjarrtë” në mediat sociale, humbi kontrollin e automjetit të tij pasi ai e ktheu me shpejtësi në rrugë në një tarracë të mbushur me restorante para se të futej dhe të shkatërronte një dyqan cigaresh.
Dëshimtarët thanë se ai u largua së bashku me të dy mikeshat e tij para se policia mbërrinte në vendngjarje. Milioneri britanil e braktisi Rolls Royce Daën Coupe-në të dëmtuar rëndë e cila tani gjendet nën sekuestron e policisë. Fatmirsisht nuk ka të lënduar nga kjo ngjarje, ku video e situatës u bë menjëherë virale.