Kryterari i PD-së, Lulzim Basha është përjashtua nga Kuvendi pasi “zaptoi” foltoren.
Pasi kyedemokrati Basha refuzoi të lironte foltoren e Kuvendit, kryeparlamentartja Lindita Nikolla e përjashtoi nga seanca e sotme.
“Edhe njëherë z.Basha, ju lutem të lironi foltoren. Atëherë jeni i përjashtuar nga seanca për zaptim të foltores.
E kam për një ditë e ka drejtuesi i seancës, jeni i përjashtuar. Ju i dini rregullat e qarta të rregullores së Kuvendit”, iu drejtua Lindita Nikolla.
Pas përjashtimit nga seanca për shkak të bllokimit të foltores dhe pas paralajmërimit të kryeparlamentares Nikolla, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është larguar nga salla.
Në fjalën e tij në oborrin e Kuvendit, duket se ky vendim ka ndikuar edhe në ligjërimin e Bashës i cili nuk i shmangu dot gafat dhe lapsuset gjatë komunikimit me gazetarët.
“Nuk iu thotë fjala një gojë, nuk u thotë goja një fjalë”, tha Basha. Pavarësisht se e korrigjoi lapsusin menjëherë, videoja ka bërë xhiron e rrjetit.