osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

VIDEO/ Shikoni kush e mbron çeshtjen çame! Mesila Doda “çamja” nga Kalaja e Dodës sulmon Baton Haxhiut në studio: Horr, të gjuaj me shishe!

VIDEO/ Shikoni kush e mbron çeshtjen çame! Mesila Doda “çamja” nga Kalaja e Dodës sulmon Baton Haxhiut në studio: Horr, të gjuaj me shishe!

Në emisionin “Opinion” në TV KLAN debati për çka ndodhur mes kryeministrit Rama dhe kryeministrit Haradinaj në lidhje me pazarin e Thaçit me Vuçiç për kufinjtë mes Kosovës dhe Serbisë pati një moment debati të egër deri në sherr.

Një sherr mes Baton Haxhiut dhe Mesila Dodës, ish-deputete dhe numri dy në PDIU për pak sa nuk u kthye në një përplasje fizike.

Kur Baton Haxhiu e ofendoi Mesilën, kjo iu drejtua duke i thënë se ti je një horr dhe gënjështar. Ajo shtoi se “kujdes kur më drejtohesh mua duke më fyer”.

Sapo Baton Haxhiu reagoi prapë, Mesil Doda mori shishen e ujit për ta gjuajtur, por ndërhyrja e Blendi Fevziut shpëtoi Baton Haxhinë nga shishja në dorën e Mesilës.

Ish-deputetja Mesila Doda këmbëngul se në darkën e Beogradit, kur kryeministri Edi Rama ishte për vizitë është hedhur si ide nga ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç për shkëmbimin e territoreve.

Më pas sipas saj ka patur një takim kokë më kokë mes kryeministrit Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ku është diskutuar për këtë çështje.

Mesila Doda tha se fillimisht presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka kundërshtuar por një muaj më pas e ka bërë si tezë të vetën.

Ky skenar nuk është pranuar nga gazetari Baton Haxhiu, që tha se ishte prezent dhe sipas tij Mesila Doda gënjente. Kaq ka mjaftuar dhe mes tyre janë shkëmbyer fyerje.
Pjesë nga debati

Mesila Doda: Gënjeshtar…

Baton Haxhiu: Thuaj bashkëshortit tat…

Mesila Doda: Rrugaç, ordiner… E di ç’të bëjë apo jo… (Merr në dorë shishen e ujit)

Baton Haxhiu: Turp për këto skena në studio Fevzo

Mesila Doda: Ri urtë i neveritshëm…

VIDEO:

Debati
Tritan Shehu: Opozita shqiptare nuk ka lidhje në këtë debat, nuk ka përplasje amerikane dhe evropiane. Ka përplasje perëndimore dhe ruse. Trio-ja Rama-Vuçi-Thaci paraqesin lidhje me këta të dytët. Problemi ka lindur shumë më përpara, jo tani. Teza e dhënies së territore krijon Serbinë e madhe. Kur Serbisë i jepen territore nga Kosova, hapet loja. Kurse Rama në këtë marrëveshje do të kishte një roli absurd si protagonist që do të marrë.

Mesila Doda: Të gjithë themi c’punë ka ai (Rama) që merret me këto, është ideatori. Pas vitit 2016, është hedhur ide nga Dacic, më pas është biseduar mes Vuçiç dhe Ramës.

Baton Haxhiu: Nuk është e vërtetë…

Mesila Doda: Ti e di që është e vërtetë…

Baton Haxhiu: Nuk është e vërtetë, aspak…

Mesila Doda: Në fillim kur u hodh kjo ide, Thaci ishte kundër. Pa kaluar muaji ndryshoi komplet, më pas e morri si tezë të vetën. Ka një qëllim, avancimi i Rusisë drejt Mesdheut. Një Serbi e madhe ndihmon që Rusia të afrohet.