Deputetët në parlamentin kanë debatuar ashpër duke kaluar edhe në përplasje fizike.
Sherri ka ndodhur mes deputetëve të partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim dhe partisë pro-kurde me rastin e debatit të projektligjit tatimor.
Ali Bozan i partisë pro-kurde e quajti ish-ministrin e transportit Adil Karajmailoglu një “hajdut”.
Tema e debatit ishte një projektligj tatimor dhe Bozan në fjalën e tij sulmoi qeverinë duke thënë se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim po vjedh nga xhepat e punëtorëve, nëpunësve dhe pensionistëve.
Pas incidentit, nënkryetari i Kuvendit kërkoi 15 minuta pushim për të qetësuar situatën.
https://twitter.com/i/status/1816137014959542575