Dhjetëra pasagjërë të linjës Durrës-Bari kanë qendruar ditën e djeshme me orë të tëra në portin e Durrësit. Nisja e tragetit u vonua për 8 orë me radhë, duke mos u dhënë asnjë përgjigje pasagjerëve dhe kjo ka shkaktuar tensione tek ta.
Fëmijë, gra dhe të moshuar qendruan 8 orë në vapë duke pritur që trageti të niset. Kjo bëri që situata shkoi deri në përplasje fizike. Ka qenë një pasagjer italian i cili ka filmuar të gjithë skenën dhe më pas e ka publikuar atë në rrjetet sociale.
Diskush i tensionuar merr tabelën e sinjalistikes dhe nis të godasë.
“Kjo është siguria e anijeve italiane jashtë vendit!”, shkruan në përshkimin e videos udhëtari italian, që si duket kjo situatë e ka tensionuar atë pafund dhe Shqipëria nuk i ka lënë aspak mbresa.