Rei Manaj i këtij sezoni është i papërmbajtshëm. 27-vjeçari ka gjetur sërish këtë fundjavë rrugën e rrjetës në fitoren 3-1 që Sivaspori mori kundër Pendikspor në Superligën turke.
Manaj realizoi golin e tretë të ndeshjes për ekipin e tij, por inkursioni bëri shumë përshtypje. Sulmuesi mori një top në mesin e fushës dhe pasi kaloi mbrojtësin sikur të mos ekzistonte, ekzekutoi me përpikmëri para portës. Ky gol për Manajn ishte i 14 në kampionat, duke barazuar Icardin e Galatasarayn në listën për golashënues.
Sakaq në të gjithë sezonin, duke përfshirë edhe Kupën e Turqisë, Manaj ka realizuar 18 herë këtë sezon.
https://twitter.com/i/status/1761723168085901614