osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

VIDEO/ Salillari sfidon Ramën, shton katin tjetër në pallatin e konfiskuar dhe dyshimet për një “show”

VIDEO/ Salillari sfidon Ramën, shton katin tjetër në pallatin e konfiskuar  dhe dyshimet për një “show”

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi ditën e djeshme konfiskimin e një sipërfaqeje pa leje në një kompleks ndërtimi në Farkë, që po kryhet nga kompania e Pellumb Salillarit. Sot, puna në kantier vijon normalisht.

“Sekuestro preventive” ishte tabela e ngjitur në kolonën e një pallati tetë-katësh në ndërtim në Vlorë, që u sekuestrua në muajin Korrik me një vendim të gjykatës së Apelit.

Shiritat e verdhë të policisë u vendosën po ashtu nga efektivët që ekzekutuan vendimin për godinën, që sipas një njoftimi zyrtar të policisë, kishte një leje ndërtimi të falsifikuar. Puna në kantier u ndërpre.

Ditën e djeshme, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi jo sekuestro, por konfiskimin e një sipërfaqeje prej 1200 m² shtesa kati në një kompleks ndërtimi në Farkë nga kompania e Pëllumb Salillarit. Aksioni, siç tha, vjen pas një “vendimi qeverie” të njoftuar fillimisht tre ditë më parë nga zëvendësministrja Belinda Balluku në një komunikim për mediat, por ende të pazbardhur. Shirita nuk u panë të vendoseshin në ndërtimin pa leje, ndërsa i vetmi polic që u shfaq ishte Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupaj. Ky i fundit, bashkë me drejtuesen e IKMT, Dallëndyshe Bici, krijuan sfondin për komunikimin e ministrit.

Çuci, me një qëndrim të vendosur, njoftoi se ndërtuesi (edhe pse konstatohen kushtet ligjore për tu arrestuar për “ndërtim pa leje”) mund ti shpëtojë përgjegjësisë penale nëse parablen shtesën me çmimin e tregut të indeksuar ose ia dhuron shtetit.

Video u filmua, u montua në një ndër zyrtar e shumta të propagandës së “Rilindjes” dhe u transmetua. Si ambient filmimi për ‘videoklipin’ e ministrit shërbeu kantieri i ndërtimit të Salillarit.

Më pas, jeta vijoi normalisht… të paktën në kantierin e ndërtimit ku u konstatuan katet pa leje.

“Boldnews.al” sjell një video të filmuar ditën e sotme, që tregon se puna atje vijon këtë të Shtunë paradite, të pashqetësuar nga aktorë të jashtëm, si policia, drejtues të IKMT apo ministra. Madje nga zhurmat e makinerive që përdoren, krijohet përshtypja se po kryhet në mënyrë të zellshme.

Mesa duket, kapja në paligjshmëri e ka motivuar Salliarin, i cilësuar si një ndër oligarkët më të dashur për udhëheqësin e vendit Edi Rama, që të vijojë ta lartësojë godinën./Boldnews.al/