Drejtuesi i emisionit “The Late Late Show”, James Corden ftoi Steven Tyler-in të luante lojën “Spill Your Guts o Fill Your Guts”. Rregullat e kësaj loje janë shumë të thjeshta: dy pjesëmarësit i bënë pyetje nga më të ndryshme njëri-tjetrit. Ai që nuk përgjigjet, detyrohet të hajë një gjë të shpifur.
Po kur i erdhi radha, rockstari nuk u mundua fare t’i bëjë bisht pyetjes mbi përdorimin e drogës nga ana e tij, duke deklaruar para të pranishmëve se kishte shpenzuar rreth 2 milion dollare për të blerë drogë.