Lulzim Basha ka risjellë në vëmendje një lapsus të bërë në një deklaratë publike, duke i mësuar një vogëlushi sa bëjnë 7×7.
Ai u takua sot me Klajdin, një vogëlush në kryeqytet që ka të preferuar në shkollë lëndën e matematikës. Basha e pyeti atë për tabelën e shumëzimit, dhe i dha pikërisht përgjigjen e gabuar në formë shakaje dhe më pas e korrigjoi me batutë.
Lulzim Basha: Kush është ky bukurosh?
Djali: Klajdi
Lulzim Basha: Sa vjeç je?
Djali: 8 vjeç
Lulzim Basha: U bëfsh 125 vjeç. Je në klasë të dytë apo të tretë? Cila është lënda e preferuar në shkollë?
Djali: Matematika/
Lulzim Basha: Je i mirë në matematikë? Sa herë bëjnë 7×7?
Djali: Akoma nuk kemi arritur atje/
Lulzim Basha: 42, jo bëjnë 49. Klajdi u kënaqa që të takova/