Roma është kualifikuar për në finalen e madhe të UEFA Europa League. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho kishte fituar 1-0 ndaj Leverkusen në Itali, ndërsa sonte në Gjermani u mjaftuan me një barazim pa gola.
90 minutat mes Sevillas dhe Juventusit përfunduan 1-1 në Spanjë, rezultat fotokopoje i takimit të parë, kështu që skuadrat do shkojnë në shtesë.
Dusan Vlahovic shfrytëzoi në maksimum një pasim të Rabiot në minutën e 64-të, për të zhbllokuar shifrat me një të majtë të lehtë, me sferën që kaloi pas shpinës së marokenit Bono.
Gëzimi zgjati pak. Vendasit nga Sevilla vendosën ekuilibrat me ish-sulmuesin e Milanit, Suso. Spanjolli provoi me një të majtë fantastike nga larg, duke bërë të pamundur atë top për t’u mbërritur nga Szczesny.
Finalja e UEFA Europa League 2022/23 do të zhvillohet në Puskás Arena të Budapestit më 31 maj 2023.