Pas marrjes së Damaskut, pjestarë të forcave rebele por edhe qytetarë sirianë kanë hyrë brenda pallatit presidencial të Bashar al-Assad, ku duket se kanë plaçkitur edhe garderobën e tij, duke u larguar me marka luksi, si ‘Louis Vuitton’.
Në një video të publikuar online, shihet turma e njerëzve brenda palaltit presidencial, teksa plaçkisin orenditë e shtrenjta të presidentit Bashar al-Assad. Sende të ndryshme janë hedhur në dysheme, ndërsa një person shihet teksa largohet duke mbajtur një çantë ngjyrë portokalli me logon e markës ‘Louis Vuitton’.
Sundimi brutal 53-vjeçar i familjes Assad në Siri ka marrë fund brenda pak ditësh, pas një ofensive të befasishme që nisi javën e kaluar dhe përfundoi sot, kur rebelët hyn në Damask.