Kryeministri Edi Rama lajmëroi se tuneli i Llogorasë do të hapet më 5 korrik 2024.
Tuneli lidhet edhe me rrugën e re Orikum-Dukat duke mundësuar që infrastruktura drejt jugut të vendit të shkurtojë distancën në pritje të shifrave rekord nga turizmi gjatë këtij viti.
Hapja e tunelit do të bëhet me faza fillimisht për makinat e pasagjerëve dhe autobusat, dhe jo për ato me tonazh të rëndë. Tuneli i Llogarasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës me një projekt prej 139.6 milion euro.