Që nga dita e martë, vëmendja mediatike e botës është përqendruar në Vilnius të Lituanisë, pasi aty po zhvillohet Samiti i vendeve anëtare të NATO-s, ku debati kryesor është çështja e Ukrainës.
Duke u dhënë mundësia, një përdorues i twitter-it mendoi të përdorte mundësitë që ofron inteligjenca artificiale për të përgatitur një video për shtetet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Në video, të gjithë liderët e vendeve anëtare të NATO-s “parakalojnë” me Emmanuel Macron si “Napoleon” i pari. I ndjekur nga liderë si Justin Trudeau i Kanadasë në akull, Olaf Scholz në kamuflazh, Joe Biden me mesazhin “është koha e NATO-s, Jack”, Rishi Sunak si një transportues i blinduar, Georgia Meloni me automatik në sheshin e Shën Pjetrit, Rexhep Tajip Erdogan përpara një aeroplani, liderët e vendeve skandinave si heronj mitikë dhe Kyriakos Mitsotakis si një ushtar i lashtë përballë një tanku beteje. Ndërsa kryeministri Rama është shfaqur, vetëkuptueshëm, me kalash në dorë.
Video:
https://twitter.com/wunderboomer/status/1678883791262167040?