Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku sot zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Rama ka postuar në Facebook video nga momenti ku ai mbërrin në tapetin e kuq për të vijuar më pas me nisjen e samitit.
Ai është pritur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa.