Kryeministri Rama ka zgjedhur të vizitojë shtëpinë e re të Vullnet Shabajt në Postribë të Shkodrës.
Gjendja e vështirë ekonomike e kishte detyruar familjen Shabaj të jetonte në një shtëpi në kushte tërësisht të papërshtatshme, thuajse të rrënuar plotësisht.
Gjatë vizitës në shtëpinë e Vullnet Shabajt në 8 nëntor, kryeministri i premtoi atij një strehë të re para vitit të Ri.
Dhe sot premtimi i kryeministrit u mbajt, familja Shabaj do jetojë tashmë në një shtëpi me kushte optimale.
Ky është një nga shumë rastet kur kryeministri ndihmon familjet në nevojë.
Rama shkruan ndër të tjera se edhe vitin e ardhshëm ndihma për familjet në nevojë do vijojë të jetë në lupën e qeverisë.