Në një kohë kur opozita akuzon qeverinë se ka rritur taksat, duke rënduar barrën e biznesit të vogël, të kundërtën shpalos kryeministri Edi Rama. Këtë të hënë kreu i qeverisë e ka nisur ditën duke ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një video pasqyrë me taksat që janë ulur për biznesin e vogël, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor dhe investimet në Agroturizëm.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pasqyrë të ULJES SË RE TË TAKSAVE për biznesin e vogël, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor dhe investimet në Agroturizëm apo në Energjinë Diellore, ju uroj një javë të mbarë.
Edi Rama, kryeministër