Edi Rama prej disa ditësh ka nisur pushimet verore në jug të Shqipërisë sëbashku me familjen.
I afeksionuar tërësisht me rrjetin social “instagram”, të cilin po e përdor pothuasje çdo ditë, ai publikon disa prej momenteve të pushimeve për të gjithë ndjekësit e tij.
Pas debateve të pafundme në parlament përgjatë vitit, duket se në kohën e plotë të lirë Rama është një baba i përkushtuar pas djalit të vogël Zaho.
Sot ai është shfaqur duke i mësuar notin Zahos, e duke e mësuar si të hidhet në det.
Ditë më parë ai publikoi edhe disa vizatime të bëra nga djali./Ekskluzive.al