Në rubrikën vox-pop në TemA tv, një qytetar ka shfaqur një parashikim të çuditshëm.
Ai ka deklaruar para mikrofonit se kupa e botës do të shkojë për kombëtaren e Holandës.
Qytetari argumenton se fitorja do të vijë për shkak se edhe ish-kryeministri Sali Berisha është tifoz me këtë skuadër.
Ndërkohë, siç e dimë Holanda është eleminuar duke mos arritur dot që të marrë pjesë në kompeticionin e organizuar në Rusi.
Më poshtë mund të shihni një fragment nga intervista e marrë prej gazetares Antoneta Koçi.