Një situatë e pazakontë mes 2 ligjvënëseve është regjistruar gjatë një seance dëgjimore të komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.
Në këtë sherr është përfshirë republikanja Marjorie Taylor Greene dhe demokratja Jasmine Crockett.
Greene nuk ishte dakord me atë që Crockett po thoshte dhe nuk i kurseu fjalët, ndonëse kjo solli jo pak reagime në sallë edhe nga burrat.
“Unë mendoj se qerpikët tuaj të rremë po ngatërrojnë atë që po lexoni”, tha Greene.
Kongresmenja e krahut të majtë të Nju Jorkut, Alexandria Ocasio-Cortez, ndërhyri shpejt duke i kërkuar Crockett që të tërhiqte fjalën e dhënë, por nuk ndodhi kështu.