Një skenë dhune e paprecedentë është regjistruar në një emision të kanalit TV100 në Turqi. Gjakrat u ndezën dhe panelistët përfunduan në përdorimin e grushteve, me një deputet që iu sul një gazetari.
Incidenti ndodhi të shtunën e kaluar kur në emision po diskutohej për çështjen e pavarësisë së gjyqësorit në Turqi dhe të ardhmen politike të liderit të burgosur kurd Selahettin Demirtas, si dhe Osman Kavala, i cili po mbahet gjithashtu në burg pa një akuzë konkrete.
“Policia dhe shteti na përkasin neve”, tha prerazi deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike Kemal Enginhurt.
Gazetari Latif Simsek i tha të ndalonte dhe në atë moment deputeti nacionalist u zhvendos me ton kërcënues në drejtim të tij.
E pasi të dy u përplasën, është shfaqur edhe truproja e deputetit dhe së bashku kanë nisur ta rrahin pa mëshirë gazetarin.
I tillë ishte intensiteti i goditjeve sa gazetares i ra të fikët, ndërsa emisioni u ndërpre dhe rifilloi pas 20 minutash, me prezantuesin dhe drejtuesit e stacionit që nuk e miratuan atë që ndodhi dhe kërkonin falje.
Në pauzë, siç tregojnë videot, gazetari është rrahur nga deputeti dhe truproja e tij. Latif Simsek paditi deputetin Kemal Enginhurt, i cili ishte një ish-ekzekutiv i “Ujqërve Gri”.
Prokurori ndërkohë ka vendosur masën e paraburgimit për truprojën, por jo për deputetin që mbulohet me imunitet.