Politikani më i fuqishëm i Rumanisë, Liviu Dragnea, iu dorëzuar autoriteteve policore kokëulur, pasi u shpall fajtor për korrupsion nga gjykata më e lartë e vendit.
Ai u përcoll nga një valë protestuesish që e sulmuan veturën e tij me letra tualeti dhe ia tregonin prangat teksa ai i shihte nga xhami i veturës.
Pamja që shfaqte protestuesit të gëzuar, u shpërnda me të madhe dhe bëri bujë në Europë. A.rrestimi i tij ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në shtëpinë e tij luksoze në Bukuresht.
Ai ra nga pozita e deputetit të dielën, kur vendi përveç votimeve për parlamentin e BE-së votoi edhe referendumin anti-korrupsion. Ndërsa partia e tij SocialDemokrate pati rënie edhe në votimet e Parlamentit Europian.
Dragnea shërbeu si ministër i administratës dhe më pas si minisër i Brendshëm, por pozitat e tij u shoqëruan me dyshime për keqpërdorime. Ai akuzohet se ka sajuar punë të rreme për anëtarë të partisë së tij.
Rumania renditet si një nga anëtaret më të korruptuara të BE-së nga Transparency International. Vendi është kthjelluar megjithatë nga protestat anti-korrupsion, të cilat rrëzuan qeverinë dhe lanë pas grilave disa politikanë.