Protesta e opozita është shoqëruar me një veprim skandaloz nga ana e organizatorëve ndaj një qytetareje e cila kërkonte fjalën në protestën e Rithemelimit.
Teksa ajo u ngjit në pedanën para Bashkisë menjëherë pas Belind Këlliçit, një prej organizatorëve dhe Adriana Kalaja i rrëmbyen mikrofonin dhe e shtynë atë duke rrezikuar edhe lëndimin e saj.
Ky nuk është rasti i parë, pak javë më parë, grupi I Rithemelimit rrahu dy gra në prani të kamerave. Ndërkohë që dy javë më parë hodhën Molotov edhe në drejtim të gazetarëve dhe operatorëve duke u rrezikuar seriozisht jetën.