Takimi ndërmjet Italisë dhe Portugalia ishte ndër sfidat më të bukura të kësaj mbrëmje. Triumfoi Portugalia 1-0, pa Ronaldon, duke shkëlqyer në lojë dhe duke dominuar një Itali të zbehtë e pa asnjë ide.
Aq e dobët ishte skuadra e Mançinit, saqë në pjesën e parë kreu një numër shumë të vogël pasimesh, si asnjëherë prej shumë vitesh.
Goli i Andre Silvës sapo nisi pjesa e dytë ishte mëse i merituar për Portugalinë, që e ka nisur shumë mirë Nations League, ndërsa Italia ka vetëm një pikë në dy ndeshje dhe tashmë nuk mendon më për kreun, por për të mos dalë e fundit në grupin e vet në Ligën A.
Andre Silva’s goal pic.twitter.com/bYZM9DaCmL
— #FreeLocatelli (@semo33) September 10, 2018