Në ndeshjen e zhvilluar në Goodison Park, Manchester United humbi ndaj Everton me shifrat 1-0. Pavarësisht aktivizimit nga minuta e parë e Cristiano Ronaldos, sulmuesi portugez nuk ia doli të nxirrte nga telashet skuadrën, përkundrazi, lojtari ka humbur kontrollin kur po i drejtohej dhomave të zhveshjes ka shkatërruar celularin e një tifozi të Everton.
Shtypi anglez, mëngjesin e së dielës, është kthyer mbi atë që ka ndodhur, duke zbuluar se policia e Merseyside ka hapur një hetim ndaj CR7, i cili ka kërkuar falje në rrjetet sociale dhe ka ftuar të riun për të ndjekur një ndeshje në Old Trafford.
Një ftesë që është refuzuar nga mamaja e 14-vjeçarit, e cila ka rrëfyer për Liverpool Echo atë që ka ndodhur:
“Lojtarët e Manchester United po ktheheshin në dhomat e zhveshjes. Ishim në Park End, pikërisht afër tunelit dhe djali im po bënte një video”, ka thënë gruaja.
“Në një moment e ka ulur telefonin sepse Ronaldo ka ulur çorapen dhe këmba e tij ishte e gjakosur. Ai e ka ulur telefonin për të parë çfarë kishte ndodhur. Ronaldo ishte shumë i zemëruar dhe e ka përplasur në tokë telefonin. Më pas ka vazhduar të ecë. Është akoma shenja në dorën e djalit. Jake ishte i tronditur.
Video/ Policia nis hetimet ndaj Cristiano Ronaldos, çfarë ndodhi me
Është autik, kështu që nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur me të vërtetë deri kur është kthyer në shtëpi. Është shumë i tronditur, nuk do ta çoj më të shikojë një ndeshje. Kjo ishte hera e tij e parë në një stadium, ka qenë një ditë fantastike deri në sekondat e fundit, kur Ronaldo ka prishur gjithçka”, ka përfunduar gruaja.