Një incident ka ndodhur në Ankara gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Komunitetit Ekonomik të Detit të Zi.
Përfaqësuesi i Rusisë në Asamble i ka “shkulur” nga duart një deputeti Ukrainas flamurin e vendit të tij dhe ka tentuar të largohej.
Kjo ka krijuar një situatë të tensionuar, ku deputeti ukrainas ka nxituar të rimarrë flamurin dhe madje edhe e ka goditur përfaqësuesin rus me grusht në fytyrë.
Është dashur ndërhyrja e të pranishmëve dhe grupit të sigurisë që gjithçka të kthehej në normalitet.
https://twitter.com/officejjsmart/status/1654169241237454876?