Pjesëmarrësit në Samitin e Procesit të Berlinit u përballën me një surprizë gjatë drekës së shtruar nga Rama.
Teksa ishin ulur në tavolinën e gjatë, atyre u erdhi përpara një kuti pice mbështjellja prej kartoni e së cilës kishte kryeministrin që dukej si picajol.
Pas hapjesë së kutive, të gjithë pjesëmarrësit rendën të hapin kutitë duke menduar se brenda saj ndodhej pica e gatuar nga Rama.
Por pas hapjes së paketimit ata gjetën brenda disa pjata porcelani zbukurimi dhuratë me pikturat e kryeministrit Rama ndër vite.
Të gjithë u suprizuan, dhe ishte kryeministri i Holandës i pari që pyeti në lidhje me to.
“Si i ke bërë këtë?”, pyeti Rutte.
“Kam punuar si i çmendur për t’i bërë. Janë te gjitha të punuara me dorë. E dua Europën”, tha Rama.
Më tej ai iu drejtua kancelarit gjerman duke i thënë se mund të hante ushqim në to, pasi nuk fshihen.
“Mund të bësh spaghetti këtu, nuk hiqet”, i tha Rama, Scholz.
Më tej biseda u shoqërua me batuta, ku Rutte kërkonte të kishte 10% të fuqisë së Ramës.