osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

VIDEO/ Pista e “Formula 1” në Elbasan?! Rama jep detaje nga projekti

VIDEO/ Pista e “Formula 1” në Elbasan?! Rama jep detaje nga projekti

Bëri bujë disa ditë më parë lajmi se në Elbasan po projektohet për t’u ndërtuar një automotopark. Kryeministri Edi Rama është ndalur mëngjesin e kësaj të hënë në këtë ëndërr ku thotë se ka hyrë në rrugën e realizimit. Autoparku modern, sipas Ramës, është projektuar në bashkëpunim me FIA-n.

“Mirëmëngjes, dhe me një tjetër ëndërr nga ato që kanë hyrë në rrugën e realizimit, Autoparkun ultramodern të Elbasanit, projektuar në bashkëpunim me FIA-n, nën udhëheqjen e drejtorit të Transportit Rrugor Shqiptar, Blendi Gonxhe, e kujdesin e Presidentit Jean Todt, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Postimin e tij, kreu i qeverisë e shoqëron me video nga projekti 3D i pistës. Në të thuhet se automotoparku do të ketë Akademi Kombëtare të Edukatës dhe Sigurisë Rrugore, një muze për makinat retro, pistë offroad, poligon profesional manovrash drejtimi dhe qendra e test-homologimit, kartodromi i parë i homologuar ku do të presë gara kombëtare dhe ndërkombëtare, akademi motorsporti, pistë për heliport si dhe do të vendoset edhe Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor në Elbasan, ku do të ketë edhe qendrën e re të koalidimit.

Deputeti Taulant Balla, deklaroi disa ditë më parë se kishte zhvilluar një takim me pjesëmarrjen e drejtuesve të DPSHTRR dhe të FIA-s mbi këtë çështje.

“Cirkuiti i parë shqiptar me pistë 5 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 në qytetin e Elbasanit sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK! Edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muze e atelier RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta”, shkruante Balla

Ndërkohë drejtuesi i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja, shkruante se: “Formula 1 në Shqipëri? Think BIG! Ëndrrat nuk realizohen nëse nuk synojmë LART”.