osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

VIDEO PIKANTE/ Qytetari vë në siklet gazetarët: Klientët dhe budallenjtë nuk kanë orar

VIDEO PIKANTE/ Qytetari vë në siklet gazetarët: Klientët dhe budallenjtë nuk kanë orar

Raportimet e përditshme të gazetarëve dhe zbardhja e ngjarjeve më të fundit i përballin reporterët me qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë qëndrime e perceptime të larmishme për situatat.

Në kërkim të fakteve dhe elementëve plotësues për informimin e publikut, gazetarët e Fierit ju kanë drejtuar mikrofonat fqinjëve të Ervin Memos, i cili i shpëtoi për mrekulli një shpërthimi me tritol.

Përpos fqinjëve që flasin për Ervinin dhe shprehin frikën e përjetuar nga shpërthimi i makinës, për gazetarët ka folur edhe qytetari në këtë video, i cili nuk e merr seriozisht interesin mediatik për të informuar publikun.

Sapo kamerat ndizen dhe mikrofonat pozicionohen para tij, qytetari fillon të artikulojë fjali pa lidhje me ngjarjen për të cilën u pyet, duke vendosur edhe vetë gazetarët në siklet.

Ja biseda e tij me gazetarët:
Qytetari: Kam parimin që po u përplasën dy vezë, njëra do thyhet. Kush shkon në burg dhe varr, do marrë çmimin OSKAR. Do veç në gjyq, do një thes me pare….

Gazetarët: Si e njihnit Ervin Memon?

Qytetari: Ervini ka qenë djalë i mirë, djalë për së mbari. Po dihet ajo, kush shkel këtu…këtu s’ka drejtësi. Ka pushtetarë, ndaj i thonë push-tet, se ka pushte atje.

Gazetarët: E keni njohur familjen e Ervinit?

Qytetari: Familje shumë e mirë. Në punën e tyre, njerëz normalë ishin…

Gazetarët: A kishin konflikte?

Qytetari: Në moralin që kemi ne qytetarët, as shikojmë e as dëgjojmë, kupton ti? Unë nuk di të ketë pasur konflikte, nuk ishte njeri që fryhesh, po tani, deti duket i qetë po i ka dallgët poshtë, themi ne përmetarët.

Gazetarët: Ndonjë konflikt i mundshëm?

Qytetari: Konflikt të mundshëm? Më sheh ti mua? Unë s’të shikoj ty.

Gazetarët: Ju banoni këtu?

Qytetari: Unë banoj fizikisht kurse me mendje….tani, klientit dhe budallait nuk i dihet orari. Ju s’jini klientë, i bie që të jeni budallenj….