jë grup oficerësh policie peruane, njëri prej të cilëve ishte maskuar si Santa Claus, për të mos u vënë re, shkatërroi një bandë trafikantësh droge në një qytet në veri të Limës.
Prej disa kohësh, policia ka shpërqendruar shpesh kriminelët e dyshuar me maskime dhe operacione të kryera në data të veçanta. Në këtë rast, një agjent i veshur me një veshje tradicionale të babadimrit ishte përgjegjës për thyerjen e derës së shtëpisë së bastisur me një çekiç të madh dhe arrestimin e një prej të dyshuarve.
Oficerët e policisë kanë surprizuar dy personat që po shisnin krak dhe marihuanë në një shtëpi në Urale. Një nga të arrestuarit, Jhordan Carhuachin Valencia, 32 vjeç, u prezantua në shtyp me pseudonimin “The Grinch”, si një personazh popullor. Tjetri nga të arrestuarit, Luis David Cordova Ramírez, 25 vjeç, i njohur si “Panetone”, si torta e fashme italiane e Krishtlindjeve, pranoi se ishte anëtar i organizatës kriminale.
“Ai u vesh si Santa Claus për të kaluar pa u vënë re në këtë lagje të rrezikshme. Ai nuk hyri nga oxhaku, por nga dera”, u tha gazetarëve koloneli Walter Palomino, kreu i njësisë së narkotikëve të policisë peruane. “Strategjia jonë ka qenë e suksesshme,” shtoi ai.
Në total u sekuestruan 600 pako me kokaine, 159 thasë marihuanë dhe 31 thasë të tjera hidroklorur kokainë, vlera e të cilave ende nuk është përcaktuar.