Kamerat e kopshtit kanë fiksuar përqafimin e fundit të Elenës së vogël kur nëna ka shkuar ta marrë. Ajo i hidhet në qafë e madje përshëndet me dorë edhe edukatoret.
Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë së kopshtit janë publikuar nga karabinierët e Katanias.
Martina Patti, 24 vjeçe, shkoi për të marrë vogëlushen Elena, por më pas e vrau fëmijën dhe e varrosi në një fushë të braktisur në Mascalucia, në zonën e Catania.
Fillimisht gruaja deklaroi se fëmijën ia kishin grabitur tre persona me maska dule ia nxjerrë dhunshëm nga makina.
Por shpejt është dorëzuar. Pas disa orësh që merrej në pyetje pranoi krimin dhe çoi karabinierët në vendin ku kishte fshehur trupin e vogëlushes.
Babai i të voglës që jetonte me prindër të ndarë, ka shpërthyer në lot kur mësoi ngjarjen.