osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

VIDEO/ Përplasi me makinën në menyrë të qëllimshme duke vrarë të dashurin e saj dhe shokun e tij: 19-vjeçarja fajtore, dënohet 15 vite burg

VIDEO/ Përplasi me makinën në menyrë të  qëllimshme  duke vrarë  të dashurin e saj dhe shokun e tij: 19-vjeçarja fajtore, dënohet 15 vite burg

“Ky nuk është një incident i drejtimit të pakujdesshëm. Kjo është vrasje”, këto ishin fjalët e gjyqtares që dha dënimin përfundimtar për Mackenzie Cirilla, 19 vjeç nga Ohio, e cila u dënua me 15 vite burg pasi u shpall fajtore për vrasjen e të dashurit dhe një shoku të tij në korrik 2022.

“Ajo kishte një mision dhe e ekzekutoi me saktësi. Misioni i saj ishte vdekja”, tha gjyqtarja Nancy Margaret Russo, kur shpalli vendimin fajtor të Cirilla disa ditë më parë.

“Veprimet e saj ishin të kontrolluara, metodike dhe të qëllimshme. Ky nuk është një incident i drejtimit të pakujdesshëm. Kjo është vrasje”, tha gjyqtarja.

Një nga provat më bindëse që e bënin 17-vjeçaren në atë kohë fajtore, ishte video që tregon se ajo rrit shpejtësinë e automjetit të saj Toyota Camry, për ta përplasur në murin e një pallati.

“Kjo është një video që do të mbetet përgjithmonë në memorien tonë”, vuri në dukje gjyqtarja, duke iu referuar terrorit absolut që dy të rinjtë duhet të kenë përjetuar në momentet e tyre të fundit.

Gjatë gjykimit, prokurorët i paraqitën gjykatës prova që tregonin se vajza 17-vjeçare në kohën e aksidentit, kishte kryer sjellje kërcënuese dhe të rrezikshme ndaj të dashurit të saj. E reja e kishte kërcënuar 20-vjeçarin në një sherr të mëparshëm që kishin në makinë se do të shkaktonte me dashje një aksident, ndërsa dëshmitarët dëshmuan se e kishin parë edhe atë ta godiste.

Sipas aktakuzës, vajza e ka fyer dhe kërcënuar në mënyrë sistematike viktimën dhe para se të vdiste, Dominic hezitoi ta merrte në shtëpinë e tij, gjë që shkaktoi tensione edhe më të mëdha nga e reja.

Rreth një javë përpara se ajo të përplaste qëllimisht makinën e saj në mur me shpejtësi 100 mph (160 km/h), vajza kishte vozitur të njëjtën rrugë disa herë, ndoshta për të “provuar” përpara se të vriste të dashurin e saj, sipas provave të paraqitura në gjykatë. Eksperti që ka ekzaminuar makinën ka dëshmuar se në momentet para përplasjes është shtypur plotësisht gazi dhe nuk ka pasur as frenimin më të vogël.

Vetë Cirila nga ana e saj pretendon se përplasja ka qenë një aksident tragjik, për të cilin edhe ajo është e shkatërruar.

“Do të doja të kujtoja atë që ndodhi”, tha 19-vjeçarja në gjykatë dje, duke pretenduar se Dominic Russo ishte “shpirti i saj” dhe nuk do të mendonte kurrë ta dëmtonte atë.