Granada ka barazuar sot 0-0 me Espanyol për javën e 38 dhe të fundit të La Liga. Fundi i 90 minutave ka qenë i vështirë për tifozët vendas, që do duhet të rikthehen pas tre sezonesh në La Ligën 2 të futbollit spanjoll.
Portieri mik ka dalë njeriu i ndeshjes, teksa vendasit kanë humbur edhe 11 metërsh me veteranin Molina në minutën e 72. Tanimë shqiptari Uzuni do luajë në ligën e dytë, teksa në këtë sfidë nuk ka qenë titullar.
Beratasi është futur në lojë në minutën e 61, duke bërë disa lëvizje kërcënuese pa mundur të konkretizojë me gol. Veç Granadës, nga La Liga rrëzohen edhe Levante dhe Alaves.
https://gorilla.cdnja.co/v/ar/arbNd.mp4?token=AFl5Dqaicq5csHxvn_QAeg&expires=1653285824