Pas rastit kur disa turistë italianë në Berat ikën me vrap nga një restorant pa paguar faturën prej rreth 80 euro, një tjetër video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon disa shtetas që pretendohet se janë italianë, teksa vjedhin në një hotel në Sarandë.
Pamjet janë publikuar nga “Saranda Web”, sipas të cilës, kanë qenë pronarët e hotelit që kanë denoncuar rastin, ku sipas tyre, turistët italianë kanë vjedhur çarçaf, jastëk e peshqir.
“Ju lutem publikojeni videon, shikoni se si na vjedhin italianët. Vemi të pastrojmë dhomën dhe na mungon jastëku, kllëfi i jastëkut, çarçafi dhe nje peshqir. I lanë valixhet dhe erdhën ti marrin në orën 16 e 30 minuta.
Kur u them se mungojnë në dhomë jasteku, peshqiri dhe çarçafi, thanë nuk dimë gjë. Një çantë e kishin marrë me vete, kur vajta dhe i thashë sille çantën e solli e kontrolluam dhe i gjetëm.
Nuk u bëri fare përshtypje, vetëm thanë na falni dhe ne si gjithmonë kur kapim hajdutin e falim”, shrkuajnë për Saranda Web pronarët e hotelit.
Kujtojmë se pamjet e mëparshme në Berat, ku turistët italianë u larguan pa paguar, bënë xhiron e mediave shqiptare dhe të huaja dhe ishte kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ajo e cila pagoi faturën ndaj restorantit.