Vetëm një javë më parë, Flori foli dhe u dha fund shumë pyetjeve që për shumë kohë qarkullonin në rrjet pas çdo kënge që ai ose bashkëpunëtorët e tij publikonin.
Pak para se të këndonte “Plas” në Këngën Magjike, ai zgjodhi t’i bënte intervistë vetes dhe zgjodhi enkas ato pyetje për të cilat të gjithë ishin sy e veshë.
Po,është dashuruar prej vërteti dhe vetëm një herë. Jo, dashuria e vërtetë nuk ka pasur aspak të bëjë me showbizz-in.
Dedikimet? Ah, edhe ato nuk kanë të bëjnë fare, por fare me ato që fliten prej kohësh.
Siç tha edhe vetë Flori, nuk i shkruan tekstet për dikë a diçka në veçanti që ka lidhje me të personalisht:
“Jeta ime nuk nisi dje dhe nuk do të përfundojë nesër. Kaq..” – tha dhe nuk deshi të diskutohet më për këtë.