Pas dy protestave të opozitës, të cilat përfunduan si gjithë të tjerat, ndoshta edhe më keq, ku opozita dorëzoi pranë Kuvendit mandatet, me përjashtim të dy deputetëve të saj, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari, duket se Basha ka gjetur dhe pak kohë për veten të bëj një udhëtim.
Çuditërisht kësaj here nuk po niset në shtëpinë e tij në Hollandë, por destinacioni është Viena, ku ka prerë një biletë biznes klas për një takim tek zyrat e OSBE-së.
Udhëtimi në biznes klas i Bashës, shpjegohet me faktin se ai gjithmonë përgjumet gjatë udhëtimet e tij dhe shpesh nis të gërrhas.
Duke mos qenë “popull”, nga frika për të mos u bërë objekt shqetësues dhe humori për udhëtarët e tjerë, ai zgjedh gjithmonë biletën më të shtrenjtë.
Ajo që të bënë përshtypje është prania e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berishës me liderin e PD-së.
Sipas burimeve, mësohet se në Vjenë do t’iu bashkohet dhe Fatmir Mediu, duke plotësuar trinomin e grupit më të kërkuar nga drejtësia 10 vite më parë.
Ky udhëtim le për të dëshiruar për staturën e kreut të PD Lulzim Basha, i cili shpesh kritikohet nga media se e në qafë thundrën e Sali Berishës, i cili me sa po shohim dhe nga pamjet, nuk ka besim të lërë Bashën vetëm nëpër takime./Ekskluzive.al