Pamje të reja dhe nga një kënd që nuk është parë janë paraqitur nga sherri i Granit Xhakës kundër Serbisë. Pikërisht për konfliktin me Milenkovic dhe portierin e serbëve. Në atë moment ishte Zakaria dhe Embolo që ndërhyn menjëherë për Xhakën.
Më veçanërisht Embolo që u vendos përpara Granitit, në mënyrë që ky i fundit të mos pësonte asgjë nga kundërshtarët. Tifozët shqiptarë e kanë pushtuar faqen e Embolos në Instagram dhe në postimin e tij të fundit për ndeshjen me Serbinë, shihen vetëm komentet e shqiptarëve që e falenderojnë dhe kërkojnë që t’i jepet nënshtetësia shqiptare.