Në tokë, në ajër, në mal, në fshat apo në qytet, Kosova po ballafaqohet me ndotje të madhe, të bërë nga qytetarët e saj.
Për dy muaj, Radio Evropa e Lirë ka filmuar disa lokacione në gjithë vendin, ku shihet shkatërrimi i natyrës. Hedhja e mbeturinave në rrugë, djegia e maleve, ndotja nga tymtarët e KEK-ut, lumenjtë e shndërruar në kanalizime, dhe rreziku nga materiale tjera toksike, tashmë janë përditshmëri në Kosovë.
Njerëzit kanë filluar të jetojnë me to.