Pamje skandaloze kanë ndodhur në Selanik, atje ku është luajtur sfida e vlefshme për Ligën e Kombeve mes Greqisë dhe Kosovës.
Atmosfera nuk ka qenë aspak miqësore për dardanët, aq sa është dashur edhe ndërprerja e ndeshjes për disa minuta.
Shkak për këtë është bërë sjellja aspak e hijshme e tifozerisë helene. Tifozët grekë kanë sulmuar ata të Kosovës, duke hedhur flakadanë në tribunat ku ishin duke qendruar.
Kosovo fans were attacked with light flares from Greece stands. Images from Kosovo sport reporters in the stadium #GREKOS #UEFA #NationsLeague pic.twitter.com/80llJRn0ml
— Bujar Mehmeti (@Bujar_Mehmeti) June 12, 2022