Kosova 1-0 Izrael
Kosova arriti të mposhtë Izraelin në ‘Fadil Vokrri’ me rezultatin minimal 1-0. Heroi për dardanët ishte sulmuesi Milot Rashica i cili pas një asisti mjaft të mirë nga Vedat Muriqi me kokë, vapo drejt zonës për të dëguar topin në rrjetë në pjesën e parë.
E dyta pa një dominim sërish të dardanëve të cilët iu afruan disa herë golit të dytë me Kastratin, Muriqin, Bytyqin si dhe vetë Rashicën, por pa patur saktësi para portierit kundërshtar.
Kjo fitore shërben për statistika për Kosovën pasi kualifikimi, edhe pse matematika e lejon, është shumë larg. Megjithatë, suksesi i sotëm shërben për ngritjen e moralit në ambientin dardan, por në atë izraelit vjen si ‘bombë’ pasi ëndrrat për kualifikimin në Euro 2024 kanë marrë një goditje të madhe.
Sikur të mos mjaftojnë problematikat e mëdha me luftën në Gaza, Izraeli sheh t’i largohet edhe kualifikimit në Gjermani që do t’i shërbente gjithashtu për ngritje morali të popullit izraelit. Me këtë humbje, ata mbajnë vendin e 3-të në grup me 11 pikë, 4 dhe 5 pikë më pak se Zvicra dhe Rumania me këta të fundit që kanë një ndeshje më shumë.
Formacionet Zyrtare:
Kosova (3-5-1-1): Muric; Dellova, Aliti, Krasniqi; Kastrati, Loshaj, Zyba, Muslija, Berisha; Rashica; Muriqi. Trajner: P. Gliha
Izrael (4-4-2): Glazer; Lavi, Miguel, Goldberg, Dasa; Revivo, Kinda, Peretz, Zahavi; Jehezkel, Gloukh. Trajner: A. Hazan
Momentet kryesore:
Rasti i Rashicës:
Rasti i Rashicës:
Rasti i Bytyqit:
Goli i Rashicës:
Rasti i Muriqit: