U lajmërua si një protestë e fermerëve kundër çmimit të karburantit në aksin Rrrogozhinë-Kavajë, por minutë pas minute zbardhen emrat e militantëve të PD dhe punonjësve të Bashkisë Kavajë që janë angazhuar në protestë me porosi të Lulzim Bashës.
Rasti Flagrant është vetë pjesëmarrja e Kryetarit të Partisë Demokratike Dega Kavajë, Ferdinand Saraçi, i cili është edhe duke e transmetuar videon e protestës së një grupi militantësh, live në facebook.
Në videon e publikuar nga Saraçi duket se si ai dhe disa militantë kanë bllokuar aksin rrugor me makinat e tyre private.