Armando Broja dhe Conor Gallager ishin dy personazhet e zgjedhur nga Chelsea për të bërë një intervistë të veçantë. Në një moment, sulmuesi shqiptar tregoi se festimi me shqiponjë ishte përkatësi për origjinën e tij.
Një ndjenjë habie pushtoi Gallager i cili mendonte se shqiponja nga ana e Brojës ishte për të imituar Anelka, por më pas kuptoi se ishte për Shqipërinë. Më pas Armando i mësoi te Chelsea sesi të festonin me shqiponjë.