Kristjan Asllani është njeriu i momentit te Empolit. Edhe kur nuk shënon, lojtari shqiptar jep gjithmonë kontribut të rëndësishëm.
Sot, mesfushori dha një asisst në pjesën e parë ndaj Salernitanës, teksa në minutën e 31-të dhuron një top magjik për Patric Cutronen.
20 vjeçari ka çelësat e mesit të fushës, ku në 20 ndeshje me fanellën e Empolit, ka rrëmbyer zemrat e tifozëve. Asllani po luan sezonin e tij të parë me këtë skuadër, pasi më parë ka qenë pjesë e moshave U19.