Një autobus me udhëtarë është përfshirë nga flakët pasditen e djeshme, në “Rrugën e Kombit”.
Sipas informacioneve të para, bëhet me dije se fatmirësisht nuk raportohet për viktima, vetëm dëme materiale si pasojë e flakëve që kanë prekur pjesën më të madhe të autobuzit.
Autobusi me udhëtarë vinte nga Kosova dhe ishte nisur drejt Shqipërisë.
Burimet thonë gjithashtu, se shkak për përfshirjen nga flakët është bërë një defekt teknik i mjetit të transportit të udhëtarëve.
Ndërkohë, menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë, ato zjarrfikëse dhe autoambulanca.