Diskutimi midis një burri dhe një gruaje në plazhin publik në Turqi, u shndërrua në një përleshje. Mediat e huaja kanë siguruar video nga sherri mes gruas dhe bashkëshortit të saj.
Gruaja ka qenë e ulur në plazh me 4 shoqet e saj kur ka filluar diskutimin me bashkëshortin e saj. Menjëherë më pas ajo shihet duke goditur me shuplaka, grushta dhe shqelma burrin që ecte drejt saj.