Momenti i mbërritjes së kryeministrit Edi Rama në Samitin e Brdos në Slloveni është shoqëruar me batuta dhe çaste pikante.
Sapo Rama arrin tek hyrja e ndërtesës, kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel që po jepte deklaratë për mediat ndërpret prononcimin dhe afrohet pranë kryeministri shqiptar.
Bettel e përshëndet Ramën në mënyrë mjaft miqësore dhe afrohet që ta takojë, ndërsa Rama nis të futet brenda bashkë me homologun e tij holandez, Mark Rutte.
Këtu nis një tjetër moment pikant! Rama i drejton dorën Ruttes që të futet ai i pari, por ky i fundit bën të njëjtën gjë.
“Futu ti i pari”; “Jo, jo”; “Futu ti,”- dëgjohet në sfond.
Si përfundim të dy liderët, si kryeministri shqiptar dhe ai holandez përfundojnë duke ecur mbrapsht jashtë ndërtesës.